Ndërkombëtarët bëjnë avokatin e oligarkëve

  • 12 February 2016 - 07:32
Ndërkombëtarët bëjnë avokatin e oligarkëve

Pozicionimi i njëanshëm nuk e ndihmon Kosovën

Qytetarët dhe opozita kanë kërkesa të drejta 

Analistët konstatojnë se ndërkombëtarët janë pozicionuar shumë gabueshëm, duke mbajtur më shumë krahun e pushtetit aktual kriminal që po vazhdon prej shumë vjetësh

Derisa po mbushen plot 6 muaj nga kriza politike dhe institucionale në Kosovë, për shkak të përplasjeve të ashpra mes pozitës dhe opozitës, një pjesë e madhe e faktorit ndërkombëtar është duke shikuar nga pozicioni anësor një situatë të tillë, vetëm duke dërguar herë pas here mesazhe që favorizojnë pozicionimin e palëkundur të partive në pushtet- pozitës. Madje duke injoruar tërësisht kauzën shumë të drejtë të qytetarëve dhe të frontit të bashkuar të opozitës karshi një qeverisje të keqe të denoncuar në vazhdimësi edhe nga vetë miqtë ndërkombëtarë. Analistët politikë theksojnë se me sjelljet e tyre kinse neutrale, por me një pozicionim mjaft të njëanshëm nga një pjesë e faktorit ndërkombëtar në Kosovë, duke mbrojtur Qeverinë e tej korruptuar dhe të inkriminuar, pa dhënë asnjë opsion e propozim të dobishëm të tyre alternativ, të lehtësimit të zgjidhjes së shpejtë të problemit, vetëm sa po i kontribuojnë vazhdimit të kësaj krize. Faktorit ndërkombëtar po i shihet për të madhe pse nuk po e kundërshton më fuqishëm edhe dhunën permanente të pushtetit që po bëhet në vazhdimësi përmes korrupsionit, krimit të organizuar, evazionit e kontrabandës, kufizimit të licencave, mungesën e tregut të lirë, imponimin e monopoleve dhe bërja e tyre pjese e oligarkisë kriminale, me kapjen e plotë të shtetit në dëm të qytetarëve... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)