Republika e Krimit

  • 12 February 2016 - 07:38
Republika e Krimit

Sistemi i drejtësisë, i kapur nga mafio-politika

Pa ndryshimin e pushtetit, nuk ka dekriminalizim të shtetit 

"Me këtë Qeveri është thjesht e pamundur të luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni. Duhet hequr këtë pushtet kriminal, për të luftuar krimin e korrupsionin e "jakave të bardha" si dhe atë përbrenda sistemit të drejtësisë'', cilëson deputetja Haxhiu

Shteti ynë po ballafaqohet me shumë sfida dhe probleme në sferën e sundimit të ligjit. Gjatë viteve të pasluftës, shpërthyen plot skandale që mbetën pa u ndëshkuar, e shpesh edhe pa tërhequr sa duhet vëmendjen e publikut, sepse varë- sisht nga interesat e caktuara grupore edhe drejtësia di të ndërrojë kahe, edhe pse kjo është larg të qenit drejtësi e mirëfilltë në praktikë. Nga ekspertë, politikanë, ndërkombëtarë, u kritikua se ka krim galopant brenda vetë gjyqësorit, dhe kjo bëri që qytetarët të mos besojnë më që drejtësia në vendin e tyre do të punojë për të mirën e përgjithshme dhe pa anime politike. Drejtësia në vend që të thotë fjalën e saj në bazë të provave dhe ligjit, shpesh po bëhet vetëm një mjet më shumë në realizimin e disa kauzave apo interesave të atyre që kanë në dorë këtë sistem, thuhet në disa raporte serioze të organizatave ndërkombëtare. Një gjyqësor i politizuar, është pengesë për realizimin e shtetit të së drejtës, favorizon politikanët në pushtet dhe grupet e tyre të interesit, ndërsa ndëshkon pa të drejtë njerëzit e thjeshtë...  (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)