Shqipëria me ushtri pa tanke, i dhuron Jordanisë një tank kinez

  • 12 February 2016 - 08:18
Shqipëria me ushtri pa tanke, i dhuron Jordanisë një tank kinez

Në mbledhen e datës 3 shkurt, qeveria shqiptare ka marrë vendim që t’i dhurojë Mbretërisë Hashemite të Jordanisë një tank dhe një tërheqës tanku. Mësohet se tanku i llojit “T-59” është një kopje e famshme e tankut “T-54/55” të prodhuara nga Kina pas marrjes së licencës nga Bashkimi Sovjetik.

“Dhënien e armatimit, pa shpërblim, Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, të hequr nga armatimi dhe përdorimi, i tepërt dhe jashtë nevojave të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si kontribut i Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, sipas llojit dhe sasisë së përcaktuar në listën nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Ngarkohet ministri i Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare”,- thuhet në vendimin e qeverisë.

(Kosova Sot)