Në mensë studentëve ju servojnë ushqim me insekte (Foto)

  • 12 February 2016 - 09:41
Në mensë studentëve ju servojnë ushqim me insekte (Foto)

Ushqimi që po ju serohet qindra studentëve në mensë siç duket nuk është i cilësisë më të mirë.

Një studentë i cili ka kërkuar që ti mbetet anonim emri ka dërguar një fotografi në adresë të Indeksonline ku ka treguar se deri sa ishte duke ngrënë ka gjetur në ushqim një insekt.

“Isha në mensë të studentëve para pak çastesh dhe nuk e kisha ditur që po na ushqejnë me buba, miza apo sdi as si ta quaj, nuk munda të vazhdojë me ngrënë pasi që më erdhi të ktheja. I thash një punëtorit aty se a edhe me buba po na ushqeni a? ai më tha: spo mundemi me gjet hala...”, ka treguar studenti, duke shtuar më pas se ka frikë se do të mund të helmohet ai dhe shumë studentë të tjerë.

Me këtë çështje do të duhej të merrej pak më shumë Inspektorati Sanitar në kuadër të së cilit funksionon Sektori i Kontorllit të Ushqimeve e që ka për detyrë që të bëjë kontrollin e ushqimeve pasi që kjo rrezikon shëndetin e shumë studentëve të cilët për shkak të kushteve jo të mira financiare kanë zgjedhur mensën si vendin ideal për tu ushqyer.

(Kosova Sot)