Djali i policit, i arrestuar afër Manastirit të Deçanit

  • 12 February 2016 - 10:09
Djali i policit, i arrestuar afër Manastirit të Deçanit

K.R. njëri prej të arrestuarve afër manastir të Deçanit është i biri i një pjesëtari të Policisë së Kosovës. Babai polic ka mohuar çdo lidhje të mundshme të të birit me rrjetet terroriste.

Dy javë më parë gjatë një kontrolli të makinës me të cilin udhëtonin shtetasit me inicialet A.Y,A.K.K.R. dhe K.A., policia zbuloi një automatik dhe një pistoletë.

Edhe përkundër deklarimeve të Patrikanës së Deçanit se grupi ishte një grup islamik, hetimet e prokurorisë nuk argumentuan ndonjë qëllim terrorist. Megjithatë prokuroria pretendon se dy nga të arrestuarit kishin lidhje me organizatën terroriste ISIS.

Në dosjen hetimore të prokurorisë ngjallen dyshime se A.Y ka qenë pjesë e luftës në Siri ndërsa i dyshuari tjetër A.K ishte ndaluar në Stamboll në tentativën e tij për ë marrë pjesë në luftën në Siri.

Dy javë pas kësaj ngjarje Kallxo.com ka mësuar se i arrestuari me inicialet K.R është djali i Q. R. pjesëtar i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës.

Lajmin përmes adresës elektronike e ka konfirmuar drejtori rajonal policor, Ahmet Hasi.

“Sipas kërkesës tuaj, ju konfirmoj se Q. R. është zyrtar policor në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë”, tha Hasi.

(Kosova Sot)