Pandeli Majkos ia vjedhin pallton në takim

  • 12 February 2016 - 10:37
Pandeli Majkos ia vjedhin pallton në takim

Pandeli Majkos i ndodhi diçka e pakëndshme në takimin e 5 ditëve më parë me anëtarët e Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar (FRESSH) të Tiranës.

 Ai u përhumb në batuta me kryeministrin Rama, një situatë që ka vijuar edhe pas takimit për anëtarësimet e reja në PS, deri në momentin kur Majko e Rama janë ndarë për të hipur secili në makinën e vet.

Por sapo ka hipur në makinë Majko ka kuptuar se kishte harruar pallton në karrigen ku ishte ulur. Ai është lthyer për ta marrë, por nuk e ka gjetur. Panorama raporton se janë pyetur edhe të rinjtë që kishin mbetur në sallë, por të gjithë kanë ngritur supet.

Majko nuk e ka humbur qetësinë dhe është larguar me shpresën se palltoja do t’i kthehet. Por kanë kaluar 5 ditë dhe askush nuk është kujtuar t’ia kthejë. Kështu pallto e Majkos rezulton e vjedhur dhe nën “akuzë” janë të rinjtë socialistë, raporton lapsi.al.

Një tjetër ngjarje e pakëndshme për ta pas arrestimit për trafik të 130 kilogramëve kanabis të dy shoqëruesve të një grupi prej 35 freshistësh që do të vizitonin Turqinë. 

(Kosova Sot)