Aksident në Suharekë, tre të lënduar

  • 12 February 2016 - 12:52
Aksident në Suharekë, tre të lënduar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në një aksident trafiku që kishte ndodhur dje në Suharekë kanë mbetur të lënduar tre persona, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

“Raportohet për një aksident trafiku në mes të dy veturave civile, ku si pasojë lëndime trupore kanë pësuar tre meshkuj (shqiptarë). Të lënduarit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë. 

(Kosova Sot)