DPA: Thaçi do të ftohet nga Gjykata Speciale

  • 12 February 2016 - 12:57
DPA: Thaçi do të ftohet nga Gjykata Speciale

Agjencia e lajmeve DPA, duke njoftuar për shkrimet e fundit rreth përfshirjes së Hashim Thaçit në tregtinë me organe si bashkëpunëtor i guvernatorit të shtetit nigerian Imo, Rochas Okorocha, dhe duke rikujtuar akuzat e Martyt për trafikim, shkruan se Thaçi do të ftohet nga Gjykata Speciale.

Agjencia gjermane DPA thekson se pritet që Hashim Thaçi të jetë njëri nga ata që do të marrë ftesë nga Gjykata Speciale ndërsa po përpiqet që gjatë këtij muaji të bëhet president i Kosovës, për të fituar imunitet nga ndjekja penale.

“Por sipas rregullores së punës të Gjykatës Speciale prokurorët do të kenë të drejtë t’i ndjekin edhe bartësit e funksioneve më të larta” ka shkruar kjo agjenci.

DPA ka përmendur vendimin e qeverisë holandeze njoftoi për themelimin e një gjykate ndërkombëtare të financuar nga BE, e cila pritet të fillojë punën këtë vit.

“Detyrë e këtij gjyqi është: të shqyrtojë akuzat se Thaçi ka qenë i përzier në tregti me organe në fund të viteve 90-të. Sipas një raporti të Këshillit të Europës qindra serbëve dhe romëve u janë marrë organet në Shqipërinë veriore” ka shkruar DPA, përcjell dialogplus.

«Me atë rast emri i Thaçit vazhdimisht është përmendur si organizator i këtij krimi», shkruan DPA, e cila përkujton se Thaçi i ka hedhur poshtë këto akuza, ndërsa në lidhje me dyshimet e fundit nga Afrika ai nuk është prononcuar ende” ka shkruar kjo agjenci gjermane. 

(Kosova Sot)