E rrallë: Burri i zhdukur prej 30 vitesh e zgjidh historinë e tij

  • 12 February 2016 - 13:02
E rrallë: Burri i zhdukur prej 30 vitesh e zgjidh historinë e tij

Një burrë, që kishte 30 vite i humbur, e ka zgjidhur vetë historinë e zhdukjes së tij, pasi krejt papritur nisi të kujtonte se kush ishte.

Edgar Latulip ishte 21 vjeç kur u zhduk nga shtëpia e tij në Ontario të Kanadasë në vitin 1986.

I riu po trajtohej në një spital pas një tentative vetëvrasjeje.

Nëna e tij druhej se i biri, me zhvillim të vonuar, mund të kishte vdekur.

Por përgjigjia përfundimtare erdhi të mërkurën, kur u zbulua se ai ishte gjallë dhe jetonte vetëm 80 milje larg vendit ku u zhduk.

Tashmë 50 vjeç, ai pati një moment ndriçimi në kujtesë dhe u tha punonjësve sociale se kush ishte.

Një test ADN-je e konfirmoi këtë fakt.

Policia mendon se një goditje në kokë mund t’i ketë dëmtuar atij kujtesën.

How Edgar Latulip could look after he went missing aged 21

(Kosova Sot)