Qytetarët do ta ndëshkonin Hashim Thaçin

  • 12 February 2016 - 07:35
Qytetarët do ta ndëshkonin Hashim Thaçin

PDK-ja i frikësohet zgjedhjes direkte të presidentit

Lihet anash, qëllimisht, pakoja e gatshme ligjore 

Koalicioni PDK-LDK po e shkel marrëveshjen politike dhe rezolutën e Kuvendit, për të pamundësuar zgjedhjen e kreut të shtetit nga populli. Skandalet e njëpasnjëshme ia kanë ulur autoritetin dhe e kanë zbuluar fytyrën e vërtetë të kandidatit presidencial

Pavarësisht faktit që PDK-ja dhe vetë kreu i saj Hashim Thaçi, së bashku me LDK-në kanë punuar dhe e kanë finalizuar gjatë mandatit të kaluar gjithë projektin e ndryshimeve kushtetuese për zgjedhjen e presidentit me votë të drejtpërdrejtë nga qytetarët, madje është hartuar edhe Ligji për presidentin dhe kompetencat e tij, që janë gati si pako për miratim në Kuvend, tani PDK-ja nuk po i bindet kërkesës së opozitës së bashkuar që të zbatohen këto ndryshime, duke ndërruar mendjen tërësisht nga koncepti dhe parimet për të cilat ishte angazhuar në të kaluarën mbi bazën e vetë rezolutës së miratuar në Kuvend. Analistët politikë dhe përfaqësues të subjekteve opozitare theksojnë se një ndryshim kaq rrënjësor i qëndrimeve të PDK-së dhe kreut të saj Hashim Thaçit, sa i takon zgjedhjes së presidentit, ka të bëjë pikërisht me ambiciet e tij personale të cilat tani nuk do të mund t'i realizojë në një konkurrencë demokratike të kërkimit të votës për president nga qytetarët. Ata theksojnë se pazaret politike në bisedime me Serbinë dhe instalimin e oligarkisë kriminale në parti dhe strukturat qeverisëse, e sidomos me daljen e informatës se është agjent i shërbimeve sekrete, gjë të cilën ishkryeministri nuk po e merr guximin që ta demantojë, janë ato elemente që e kanë degraduar aq rëndë figurën e Hashim Thaçit, saqë ballafaqimi me qytetarët në kërkim të votës së drejtpërdrejtë për president të vendit do ta varroste përfundimisht karrierën e tij politike me një "JO" të madhe nga votuesit e Kosovës...  (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)