Dyshja ‘Mustafa-Thaçi’, bllokadë për shtetin

  • 12 February 2016 - 17:47
Dyshja ‘Mustafa-Thaçi’, bllokadë për shtetin

Ekonomia, në ditët e saj më të rënda

Sipas analistëve, me këtë qeverisje pushtetarët  janë duke e mbajtur peng perspektivën e Kosovës për në BE, sepse ajo perspektivë kërkon eliminimin e monopoleve, krijimin e kushteve për konkurrencë, luftimin e korrupsionit, arrestimin e kriminelëve, vlerësimin e punës shkencore të pseudoakademikëve, spastrimin e institucioneve publike dhe shtetërore nga familjarizimi primitiv, eliminimin e konflikteve të interesit, etj.

Kapja e shtetit ka ndikuar në thellimin e gjendjes së rëndë ekonomike e sociale. Sipas analistëve, qasja e Qeverisë ‘Mustafa-Thaçi’ mban peng perspektivën e Kosovës për në BE, sepse ajo perspektivë kërkon eliminimin e monopoleve, krijimin e kushteve për konkurrencë, luftimin e korrupsionit, arrestimin e kriminelëve. Deputeti opozitar Bali Muharremaj (AAK) është i mendimit se mafia ekonomike oligarkike dhe e inkriminuar ka kohë që po vepron dhe po ndikon, duke imponuar ligje, sipas interesave të caktuara që favorizojnë vetëm monopole, tenderomani , kufizime e refuzime në licenca për të tjerët, si është fusha e Terminaleve Doganore dhe fusha e homologimit. Deputeti Muharremaj  është i mendimit se këto të këqija, që e kanë kapluar skenën politike dhe ekonomike të vendit, në veçanti e kanë arritur kulmin e së keqes, që kur vendin janë duke e sunduar dyshja ‘Mustafa –Thaçi’.

Grupet kriminale e kanë kapur shtetin

Analisti i ekonomisë, Isa Mulaj, tha se fajtore për gjendjen ku kemi mbërritur është Qeveria ‘Mustafa-Thaçi’, që po e mban peng perspektivën e Kosovës për në BE. “Është shumë qartë se klanet dhe grupet e krimit, që i kanë kapur institucionet e Kosovës, po nxjerrin dhe imponojnë ligje për interesat e tyre materiale, por për çudi dhe për dallim nga shumica e shteteve të tjera, këto grupe nuk çajnë kokën dhe në shumicën e rasteve as që i lexojnë ligjet dhe marrëveshjet, kur dëmtohet rëndë interesi i Kosovës”, ka thënë ai. “Këto grupe janë treguar shpërfillëse gjithmonë, kur është në pyetje interesi i Kosovës, madje gënjeshtrat dhe mashtrimet i kanë bërë rutinë të punës së tyre, por kur vjen në pyetje përgjegjësia për pasuritë e tyre të jashtëligjshme dhe udhëheqjen e krimit, tregojnë vullnet të konfrontohen edhe me SHBA-në dhe BE-në”, vlerëson analisti Mulaj.   (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)