Nesër nuk do të ketë rrymë në këto vende

  • 12 February 2016 - 18:41
Nesër nuk do të ketë rrymë në këto vende

KEDS ka bërë publike orarin e ndërprerjes së planifikuar të energjisë elektrike për ditën e shtunë.

Nesër nga ora 9:00 deri në orën 16:00 në rajonin e Prishtinës, do të ketë ndërprerje Hajvalia, ndërsa nga 7:30 deri në 10:00 do të ketë ndërprerje zona pas Teatrit Kombëtar (4 Llulat, Gustav Majer, afër Ilirisë).

Ndërsa në Gjilan do të ketë ndërprerje nga ora 10:00 deri në orën 11:00 në fshatrat Malishevë, Caparë, Bukovik, Miresh i Vogël, Vërbicë e Kumetovcit, antenat, fabrika Kamerolli, kurse nga ora 12:00 deri në orën 13:00 do të ketë ndërprerje në Lagjen te Simpo dhe fabrika e Çelikut.

Sipas njoftimit të KEDS-it, nga ora 09:00 deri në orën 11:00 qyteti i Lipjanit do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të disa punimeve.