Edhe Irani ndalon festimet për Shën Valentin
Në kuadër të përpjekjeve për ta luftuar “kulturën perëndimore”, Irani ka vendosur që të mos lejoj festimin e ditës së të dashuruarve, e njohur si Shën Valentini.
Policia iraniane i ka paralajmëruar dyqanet që të mos shfaqin dhe të mos promovojnë artikuj për ditën e 14 shkurtit.
Policia gjithashtu ka kërkuar nga kafiteritë dhe baret që t’i parandalojnë ndejat ku djemtë dhe vajzat shkëmbejnë dhurata për ditën e Shën Valentinit, duke përfshirë lule, qokollada dhe të tjera.
Pavarësisht paralajmërimeve të ngjashme edhe viteve paraprale, viteve të fundit festimet për 14 shkurt janë bërë gjithnjë e më popullore në mesin e të rinjve iranianë.
Mediat konservatore iraniane kanë njoftuar se festa romantike e Shën Valentinit festohet edhe në mesin e banorëve të qytetit të shenjtë Qom, në Iran.
Përveç Iranit edhe Pakistani i ka ndaluar qytetarët ta festojnë Shën Valentinin.