Gashi akuzon MZHE-në

  • 12 February 2016 - 19:05
Gashi akuzon MZHE-në

Ministria mohon akuzat

Afaristi Jakup Gashi, së bashku me një partner austriak ka konkurruar në tenderin e MZHE-së, por janë eliminuar padrejtësisht, sipas tyre

Njohës të fushës së prokurimit publik dhe biznesmenë kanë bërë akuza në adresë të MZHE-së se e kanë favorizuar kundërligjshëm një kompani tjetër, duke i ndarë asaj tenderin për furnizim me një pjesë për gjeologji, përmes formës së shpalljes së tenderëve njëburimorë. Mirëpo, këto akuza në adresë të tyre i kanë mohuar zyrtarët e MZHE-së. Ndërkaq, me gjithë pyetjet e dërguara në adresë të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik (OSHP) se a janë në dijeni për këtë rast, nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje për katër ditë me radhë. Afaristi Jakup Gashi, që së bashku me një partner austriak ka konkurruar në tenderin e MZHE-së, por janë eliminuar padrejtësisht, sipas tyre. Gashi bazohet në Ligjin mbi Prokurimin Publik, sipas të cilit ai thotë se nuk lejohet që të shpallet fituesi me një operator ekonomik dhe në këtë rast kjo është pajisje laboratorike dhe ka mundësi ofertimi edhe nga prodhuesit e tjerë. “Ne si kompani kemi marrë pjesë në tenderimet së bashku me një kompani austriake në konsorcium dhe jemi diskualifikuar në mënyrë të paligjshme”, ka theksuar ai. (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)