Tmerr në avionin e linjës Tiranë-Athinë, dera hapet në ajër

  • 12 February 2016 - 19:38
Tmerr në avionin e linjës Tiranë-Athinë, dera hapet në ajër

Një tmerr i vërtetë ka qenë për udhëtarët shqiptarë të cilët ishin nisur me avion nga aeroporti “Nënë Tereza” në Tiranë drejt kryeqytetit grek, Athinë.

Disa minuta pasi avioni ishte ngritur nga toka, dera e tij ka shfaqur probleme duke u hapur në ajër. Një qytetare që ndodhej brenda në avion ka kontaktuar me redaksinë e, duke treguar momentin e frikshëm që ata kanë përjetuar.

“U nisëm nga Rinasi me linjën ‘Olympic’ dhe pas 15 minutash kur ishim ngritur nga toka na lajmëruan se do të ktheheshim pas. Kishte probleme me derën, na thanë se është hapur gjatë kohës që ishim në ajër. Sigurisht që u trembëm”,- deklaroi qytetarja.

Avioni ka bërë ulje të detyruar në aeroportin e Rinasit, ndërsa qytetarët sqarojnë se askush nga kompania nuk i ka kontaktuar, por vazhdojnë të mbeten në pritje brenda ambienteve të terminalit.

Avioni ka qenë i mbushur me pasagjerë dhe askush nuk ka pasur probleme nga ky incident.