Shkollat vuajnë nga nxënësit problematikë

  • 12 February 2016 - 19:42
Shkollat vuajnë nga nxënësit problematikë

Shahiqi: Përgjegjësia më e madhe bie te mësimdhënësi dhe jo te fëmija

Edukimi i nxënësve duhet të bëhet përmes arsimimit, por ky edukim nuk mund të bëhet nga mësimdhënësit, të cilët shkëmbejnë cigare me nxënës dhe që rrinë bashkë me nxënës nëpër kafiteri

Shkollat në Kosovë, përfshirë edhe ato në Gjilan, po përballen prej vitesh me dukuri negative, të cilat pengojnë procesin mësimor. Por, krahas këtij konstatimi që vjen nga autoritetet arsimore, shtrohet edhe dilema nëse vërtet shkollat po vuajnë nga nxënësit problematikë, apo mësimdhënësit po i stërmadhojnë gjërat, për të arsyetuar mospunën e tyre, që pos mësimdhënies, ka karakter edhe edukues. Nazmi Musa, drejtor i Arsimit, thotë se në shkolla zhvillohen aktivitete të shumta edukative, ku përfshihet edhe shoqëria civile e policia, në funksion të parandalimit të dukurive negative. Pa e përjashtuar rolin e madh të familjes, ai beson se nxënësit duhet të edukohen përmes arsimimit. Sipas tij, mësimdhënësit nuk i kushtojnë sa duhet rëndësi kësaj pjese. “Një mësimdhënës nuk mund të jetë edukator i mirë nëse ndërron cigare me nxënës, apo nëse rri në kafiteri me nxënës”, ka thënë Musa. Nëse një nxënës në shkollë të mesme nuk di shkrim-lexim, ose nuk e di tabelën e shumëzimit, ndërsa është i aftë në pikëpamje shëndetësore, domosdo duhet të analizohet puna e mësimdhënësit.   (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)