Makina përplaset me trafikndarësen, vdes shoferi

  • 12 February 2016 - 21:52
Makina përplaset me trafikndarësen, vdes shoferi

Një aksident rrugor i ka marrë jetën një personi mbrëmjen e sotme në Durrës në Shqipëri. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 në afërsi të Spitallës, ku një automjet është përplasur me trafikndarësen. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, A.D., 39 vjeç, nga fshati Rreth.

Dyshohet që shkak për aksidentin të jetë bërë shpejtësia me të cilën udhëtonte mjeti si dhe lagështira në rrugë, transmeton Shekulli.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.