Shkodër, të shtëna me armë pranë shtëpisë së prokurorit

  • 12 February 2016 - 23:22
Shkodër, të shtëna me armë pranë shtëpisë së prokurorit
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së premtes në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Qafë-Hardhi” të qytetit verior, pranë banesës së prokurorit Vat Staka.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se ka pasur një përplasje të armatosur mes dy grupeve.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, ndërsa policia në vendngjarje ka gjetur gëzhojat e armës së përdorur, transmeton shekulli.

Uniformat blu kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.