Zgjedhja e Thaçit kriminalizon Presidencën

  • 13 February 2016 - 08:01
Zgjedhja e Thaçit kriminalizon Presidencën

Kuvendi përballë një sfide të fortë

I dyshuari për krime, kandidat për president të Kosovës 

Nëse deputetët votojnë për Hashim Thaçin, vendi do të hyjë në një cikël të paparashikueshëm tensionesh dhe përkeqësim imazhi

Zgjedhja eventuale e kreut të PDK-së dhe aktualisht zëvendëskryeministër e ministër i Jashtëm i Kosovës në pozitën e presidentit, duke qenë një figurë politike tepër e degraduar dhe e izoluar nga faktori ndërkombëtar, që u dëshmua edhe në një vit e gjysmë të drejtimit të Ministrisë së Jashtme, nga analistët politikë po cilësohet si një nga veprimet më të dëmshme që mund të ndërmarrë Kuvendi i Kosovës. Kjo frikë vjen e bëhet edhe më e arsyeshme nga fakti se pas skandalit të publikuar rreth lidhjeve të Hashim Thaçit me Shërbimin e Inteligjencës Franceze, tani edhe shumica e medieve të ndryshme ndërkombëtare po merren me Hashim Thaçin, duke e akuzuar atë se është i përzier në tregtinë ndërkombëtare me organe, dhe krime të tjera serioze të rrjetit kriminal ndërkombëtar, akuza të cilat u raportuan së fundi edhe nga agjencia gjermane e lajmeve DPA. Thaçi, gjithashtu, po akuzohet si njëri nga krerët e krimit të organizuar në Kosovë, në kontekst të drogës, tregtisë me njerëz dhe me armë. Analisti politik Isa Mulaj, thotë se do të ishte një fat i keq dhe kthim mbrapa për Kosovën zgjedhja e Hashim Thaçit në pozitën e presidentit të vendit, sepse dështimi i tij dhe izolimi ndërkombëtar u pa në mandatin e tij njëvjeçar në pozitën e kryediplomatit. "Që nga ardhja e Hashim Thaçit në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme, politika e jashtme, por edhe e brendshme e Kosovës, ka pësuar një fiasko. Njohjet e pavarësisë së Kosovës u ndalën, madje disa shtete, përkundër se e njohën, u rreshtuan në anën e Serbisë kundër Kosovës, siç ishte rasti me rastin e votimit për anë- tarësim në UNESCO. Kjo ndodhi kryesisht për fajin e neglizhencës së MPJ-së, e jo aq shumë nga fushata e Serbisë", tha Mulaj... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)