Bombë në veturën e biznesmenit, arrestohen dy persona

  • 13 February 2016 - 08:37
Bombë në veturën e biznesmenit, arrestohen dy persona

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të cilët dyshohen se i kanë vendosur bombën biznesmenit nga Fieri Nuredin Suli pak ditë më parë në një qendër tregtare te Komuna e Parisit.

Në pranga kanë rënë Julian Hamollari 29 vjeç dhe Musa Çerpja 53 vjeç, të cilët janë ndaluar me akuzën “veprime që pengojnë të vërtetën”.

Policia bën me dije se vijojnë hetimet edhe për persona të tjerë të lidhur me këtë ngjarje.

Për fat të mirë lënda eksplozive ra nga mjeti i Sulit sapo doli nga garazhi i tij dhe për shkak të tronditjes, natribani që e mbante lidhur u shkëput dhe ra në tokë me gjithë materialin.

Menjëherë pas ngjarjes, biznesmeni Suli akuzoi familjen Sulo në Fier me të cilën ka një hasmëri disa vjeçare nga ku ka humbur jetën dhe një vëlla i vrarë me armë zjarri.

(Kosova Sot)