Tateshi: Imet Rrahmani, totalisht i keqinformuar për retinopatinë

  • 13 February 2016 - 10:48
Tateshi: Imet Rrahmani, totalisht i keqinformuar për retinopatinë

Oftalmologu shqiptar në Shkup, Bekim Tateshi, i vetmi që kryen intervenimet laserike tek foshnjat e lindura para kohe që iu shkaktohet retinopatia ka reaguar pas intervistës së ministrit Imet Rrahmani në lidhje me verbërimin e fëmijëve kosovarë në Klinikën e Neonatologjisë.

Ai ditë më parë kishte intervenuar tek një foshnjë me peshë 800 gramë nga Kosova duke apeluar pas intervenimit te autoritetet e Kosovës që të bëjnë diccka që të ndryshohet situata sa i përket retinipatisë. Dr. Tateshi ka thënë se ministry Rrahmani është totalisht i keqinformuar sa i përket kësaj sëmundje.

Ja postimi i plotë në Facebook i oftalmologut shqiptar Bekim Tateshi:

Ministri i shendetesise te Kosoves, totalisht i keqinformuar per problematiken e retinopatise prematurike deklaron:

"Duhet te merren si relative deklaratat e ekspertit qe jeton ne shtet te huaj"

Sa per info:

1. ketu s'ka kurgje relative se mjekesia eshte shkence ekzakte,

2. shtate vjet e punoj kete pune,

3. protokolet jane te gatshem, e kane kry kete pune amerikanet me kohe,

4. mund te kete 5 kufi ndermjet, por ta dini se une jam rritur ne Kosove dhe ndjehem si ne shtepi, po, po si ne shtepi ashtu si ndjeheni juve ne Maqedonine Shqiptare.  

(Kosova Sot)