Terziq: Serbia nuk do t’i bashkohet NATO-s

  • 13 February 2016 - 11:06
Terziq: Serbia nuk do t’i bashkohet NATO-s

Ambasadori i Serbisë në Moskë, Sllavenko Terziq, ka thënë se Serbia nuk është e interesuar për t’iu bashkuar NATO-s apo për të mbështetur sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë, me gjithë ambiciet e Qeverisë serbe për t’u anëtarësuar në BE.

 “Sa i përket çështjes së anëtarësimit në NATO, Serbia ka proklamuar neutralitetin ushtarak dhe politik dhe, deri më tash, askush nuk e ka ndryshuar këtë qasje. Serbia nuk është duke u përgatitur për t’iu bashkuar NATO-s. Po ashtu, nuk do t’iu bashkohemi kurrë sanksioneve kundër Federatës Ruse”, ka thënë Terziq për gazetarët në Moskë

Ai ka shtuar se Serbia do t’i ruajë lidhjet e saj me Moskën dhe se synon t’i bashkohet Unionit Ekonomik Euroaziatik, të udhëhequr nga Rusia.

Terziq ka konfirmuar se presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, do të vizitojë Moskën më 9 mars.

(Kosova Sot)