Mustafa: Presidenti zgjidhet në shkurt

  • 13 February 2016 - 13:03
Mustafa: Presidenti zgjidhet në shkurt

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se presidenti i vendit do të zgjidhet në muajin shkurt, mirëpo ende nuk është caktuar data konkrete.

Pas një takimi që pati me përfaqësues të Këshillit Qendror të Veprimit Rinor, Mustafa, gjithashtu tha se në këtë takim u bisedua për problemet me të cilat përballen të rinjtë në fushën e shkollimit, punësimit dhe në fusha të tjera.

Sipas tij, këto takime si ky me këtë këshill nuk janë për të bindur që mos ta dalin në protesta të organizuara nga opozita.

(Kosova Sot)