Themelohet rrjeti i bizneseve shqiptare në Firencë dhe Milano

  • 13 February 2016 - 13:05
Themelohet rrjeti i bizneseve shqiptare në Firencë dhe Milano

Pas themelimit  të rrjetit të bizneseve në Treviso të Italisë, Minstria e Diasporës dhe Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Diasporë, gjatë dy ditëve të fundit kanë themeluar edhe rrjetet në Firencë dhe Milano të Italisë.

Vat Marashi është zgjedhur si kryetar i rrjetit të bizneseve në Firencë, së bashku me 7 anëtarë të kryesisë së këtij organizimi, ndërsa në Milano Agim Kurti është votuar si kryetar, Ismet Ferizi  si nënkryetar, Alma Abdihoxha sekretare dhe katër anëtarë të tjerë të kryesisë.

“Gjatë këtij takimi u fol për rëndësinë e rrjetëzimit i diasporës e posaçërisht rrjetëzimi i bizneseve shqiptare të diasporës është si një prej projekteve më prioritare të realizuara nga MeD”, thuhet në njoftim të ministrisë kosovare të Diasporës.

Po ashtu, thuhet se është diskutuar edhe për punën e deritashme të rrjeteve të cilat janë themeluar gjatë viteve të kaluara, ndërsa u prezantuan edhe për mekanizmat që është duke i krijuar Qeveria e Kosovës për të kanalizuar remitancat e dërguara nga Diaspora në investime direkte dhe zhvillim ekonomik të vendit, duke tentuar që këto remitanca nga konsumi të drejtohen drejt investimeve.

Në takim ishin prezent edhe Yll Blakaj, kryetar i rrjetit të bizneseve në Austri dhe njëherësh nënkryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Diasporë përgjegjës për Evropë, i cili me bashkëpuntorët nga Austria prezantuan mënyrën e funksionimit të rrjetit të cilin e përfaqësojnë si dhe sukseset e arritura deri tani.

Projekti i krijimit të rrjeteve të bizneseve shqiptare në Diasporë është përkrahur nga projekti DEED, përkatësisht UNDP dhe IOM.

(Kosova Sot)