Përfundojnë hetimet e zgjeruara në rastin “Kumanova”

  • 13 February 2016 - 13:29
Përfundojnë hetimet e zgjeruara në rastin “Kumanova”

Prokurori kompetent publik nga Prokuroria Themelore Publike për hetimin e krimit dhe korrupsionit, e kreu procedurën hetuese për shtatë nënshtetas të Maqedonisë të cilët dyshohen se kanë dorë në ngjarjet e nëntë dhe dhjetë majit të vitit 2015, në “Lagjen e trimave” në Kumanovë.

Mbrojtja e të akuzuarve ka pranuar njoftimin për afatin ligjor në të cilin ata mund të kryejnë kontroll të dëshmive. Ky është informacioni që dha Prokuroria Themelore Publike në Shkup, raporton Zhurnal.

Me 15 tetor, Prokuroria i zgjëroi hetimet për ngjarjet e Kumanovës. Për këtë rast u arrestuan edhe shtatë shtetas të Maqedonisë, të cilëve iu caktua masa e paraburgimit.

(Kosova Sot)