Banorët e Xërxës tash e pesë ditë pa rrymë (Foto)

  • 13 February 2016 - 13:39
Banorët e Xërxës tash e pesë ditë pa rrymë (Foto)

Fshati Xërxë në Komunë e Rahovecit tash e 5 ditë ka mbetur pa rrymë. Shtylla elektrike e cila furnizon fshati me energji është rrëzuar duke e shkatërruar rrjetin elektrik.

Sipas banorëve të këtij fshati, kanë thënë se që nga e marta po jetojnë pa rrymë. Ata edhe janë ankuar se disa biznese të vogla kanë mbetur pa punë, si pasojë e kësaj.

Po ashtu, kanë thënë se ekipet e KEDS janë njoftuar për këtë, por ende asnjë veprim nuk është ndërmarrë, raporton Express.

Në fotot e mëposhtme mund të shihet gjendja e shtyllës elektrike:

(Kosova Sot)