BBC: Papa Gjon Pali II u dashurua me një pedagoge?

  • 13 February 2016 - 13:47
BBC: Papa Gjon Pali II u dashurua me një pedagoge?

Një dokumentar i BBC do të eksplorojë mundësinë që Papa Gjon Pali II të ketë rënë në dashuri me një akademike të martuar polako-amerikane.

Programi Panorama do të shqyrtojë marrëdhënien e Papës me gruan, me të cilën thuhet se ka shkëmbyer disa letra.

BBC thuhet se ka siguruar letrat mes Papës dhe pedagoges Anna-Teresa Tymieniecka.

Kjo e fundit ka punuar me Kardinalin Karol Wojtyla në vitet ’70 për një libër.

Në atë kohë të dy ishin rreth të pesëdhjetave.

Dokumentari do transmetohet të hënën në mbrëmje.

Tymieniecka, filozofe dhe akademike, lindi në një familje aristokrate polake, përpara se të martohej me një profesor të Harvardit në vitin 1995, por mbeti e afërt me Papën deri në vdekjen e tij në vitin 2005.

Megjithatë në dokumentar nuk thuhet se Papa ka thyer zotimin e tij për beqari.

Vetë Tymienecka ka mohuar çdo pretendim se ata ishin në një lidhje romantike.

Por janë miqtë e saj që thonë se ajo kishte prirje romantike përkundrejt tij.

Një zyrtar i Vatikanit tha se janë në dijeni të programit.

“Aty nuk ka asnjë sugjerim për ndonjë gjë të gabuar. Nuk flitet për ndonjë fëmijë dashurie apo diçka tjetër”.

k

(Kosova Sot)