Infermierja refuzon t’i japë ujë, e moshuara vdes nga dehidrimi

  • 13 February 2016 - 13:52
Infermierja refuzon t’i japë ujë, e moshuara vdes nga dehidrimi

Një e moshuar nga vdekur nga etja në një spital pasi infermierja refuzoi t’i japë ujë sepse ajo mund të urinonte në shtrat.

Edna Thompson, 85-vjeçare, nënë e tre fëmijëve nga Harrietshami i Kentit në Britani të Madhe, ishte pranuar në spitalin Maidstone për disa probleme shëndetësore me sy, por tetë ditë më vonë ajo ka vdekur nga dehidrimi, raporton Daily Mail.

Spitali ka kërkuar falje për gabimet dhe ka siguruar pacientët se kjo nuk do të ndodhë më.

Pas pranimit në spital asaj i është përshkruar barna mannitol – e njohur për dehidratim – për të zvogëluar presionin në sytë e saj. Kjo drogë zakonisht përshkruhet për 48-orë, por Thompson e ka marrë pesë ditë me radhë.

Familja e saj kishte shprehur shqetësimin për dehidratimin e saj, por mjekët besohet se u kanë thënë se do të ndikonte keq nëse ajo do të kishte shumë ujë në trupin e saj.

Gjashtë ditë pas këtij lajmërimi, 85-vjeçarja vdiq nga bllokimi i veshkave.

(Kosova Sot)