SNS e Vuçiq-it po bëhet gati për fushatë edhe në Kosovë

  • 13 February 2016 - 15:46
SNS e Vuçiq-it po bëhet gati për fushatë edhe në Kosovë

Partia Përparimtare e Serbisë (SNS) e kryeministrit Aleksandar Vuçiq është duke u bërë gati, që në kuadër të fushatës për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi, të zhvillojë aktivitete edhe në Kosovë.

‘Tanjug’ shkruar se dy zyrtarë të lartë të kësaj partie, po qëndrojnë në rajonin e Anamoravës, për të bërë gati shtabet zgjedhore.

Anëtari i Këshillit Ekzekutiv dhe njeriu kryesor i SNS-së për Kosovë, Zoran Milojeviq dhe zëvendësshefi i shtabit zgjedhor “për Kosovë e Metohi”, Miljan Rangjelkoviq kanë prezantuar planin e aktiviteteve me rastin e fushatës që po vjen në “komunat” e Novobërdës, Vitisë, Gjilanit dhe Kamenicës.

(Kosova Sot)