Smaka: Presidentin duhet ta zgjedh populli, jo pazaret politike

  • 13 February 2016 - 17:07
Smaka: Presidentin duhet ta zgjedh populli, jo pazaret politike

Eksperti i së drejtës kushtetuese, Riza Smaka  tha për Kosova Sot Online, se sikur lidershipi politik i Kosovës, ai në pushtet, të kishte menduar mirë për ndërtimin e një shteti të mirëfilltë demokratik, ruajtje të imazhit pozitiv që ka akoma Republika e Kosovës dhe përtëritjen e tij në arenën ndërkombëtare, atëherë te zgjedhja e presidentit do të duhej ndryshuar sistemin në mënyrë që atë ta zgjedhë populli dhe jo pazaret politike të grupeve të ngushta e kriminale të interesit.

"Gjasat janë që ai të zgjidhet president, sepse pozita i ka votat, nëse nuk zgjidhet herën e parë dhe të dytën zgjidhet me raundin e tretë", ka thënë ai.

Smaka, më tej tha që gjendja do ishte krejtësisht ndryshe, po të ishte zgjedhja e drejtpërdrejtë, situata do të ndërronte tërësisht. E, për këtë fajin kryesor e ka kryeministri dhe Qeveria.

 

"Po të ishte zgjedhja e drejtpërdrejtë, situata do të ndërronte tërësisht. Përgjegjësinë kryesore për këtë e ka vetë kryeministri i Kosovës dhe Qeveria, e cila e ka autoritetin kushtetues të nismës legjislative për bërjen e ligjit dhe amendamenteve kushtetuese për zgjedhjen e presidentit nga populli, një projekt që është i gatshëm dhe janë shpenzuar edhe mjete të konsiderueshme nga buxheti i shtetit për punën e komisionit të caktuar parlamentar", tha Smaka.

 

(Kosova Sot)