Vdes një shofer brenda Terminalit Doganor në Han të Elezit (Foto)

  • 13 February 2016 - 17:21
Vdes një shofer brenda Terminalit Doganor në Han të Elezit (Foto)

Brenda Terminalit Doganor në Han të Elezit ka vdekur shofer i cili ishte aty gjatë kontrollimit të mallit.

Koha.net ka kontaktuar me zëdhënësin policor të Ferizajt, Agim Gashi, i cili ka thënë se personi është i nacionalitetit boshnjak dhe është shtetas i Shqipërisë, transmeton Koha.net. Sipas mjekut kujdestar, dyshohet se viktima ka pasur sulm në zemër, por një gjë e tillë nuk është e sigurt.

Ndërsa në fotografi shihet se viktima është e shtrirë dhe se aty ndodhen emergjenca dhe policia.

(Kosova Sot)