Banorët e Guskës në rrezik të vazhdueshëm nga shtylla elektrike (Video)

  • 13 February 2016 - 18:00
Banorët e Guskës në rrezik të vazhdueshëm nga shtylla elektrike (Video)

Disa familje të fshatit Gusk të Gjakovës jetojnë në rrezik të vazhdueshëm, sepse krejt afër tyre gjenden disa shtylla elektrike të cilat janë gati për t’u rrëzuar.

Nga pamjet që Klan Kosovës ia ka dërguar një banor i Guskës shihet se kur ka erë dhe kushtet atmosferike nuk janë të mira, shtyllat lëvizin lirshëm dhe krejt afër shtëpive.

Përpos shtëpive, afër këtyre shtyllave të dëmtuar është edhe rruga e cila frekuentohet vazhdimisht nga banorët e Guskit. 

(Kosova Sot)