Porta në Stançiq bashkon shumë familje shqiptare

  • 13 February 2016 - 18:31
Porta në Stançiq bashkon shumë familje shqiptare

Banorët i gëzohen marrëveshjes për vendkalimin e ri kufitar me Maqedoninë 

Gjilani tani lidhet më shumë me Kumanovën

 “Hapja e kësaj pike është një ëndërr e vjetër për ne që kemi lidhje familjare me fshatrat shqiptare në anën e Kumanovës”, thotë Shefqet Bajrami, banor i zonës

 

Banorët e Stançiqit kanë mirëpritur nënshkrimin e marrëveshjes për hapjen e vendkalimit kufitar me Maqedoninë, sepse më nuk do të jenë të detyruar të bëjnë 150 kilometra rrugë, për t`i vizituar të afërmit e tyre, që nuk i kanë më larg se dy-tri kilometra. Premtimet për hapjen e kësaj pike, si nevojë për lëvizje më të lehtë të banorëve të zonës kufitare,andej e këndej kufirit, por edhe mes dy shteteve fqinje, në përgjithësi, janë bërë prej disa vjetësh, pas luftës, por pala maqedonase ka lëvizur shumë ngadalë në këtë drejtim. Maqedonia, shtet ky ku shqiptarët janë pjesë e qeverisjes, e ka njohur kaherë Republikën e Kosovës, por sikur ka hezituar të hapet më tepër me fqinjin e saj shqiptar, edhe pas demarkacionit të kufirit.

Rajoni i Gjilanit, në pjesën më të madhe të tij, shtrihet përgjatë kufirit me Maqedoninë dhe Serbinë. Kosova e ka ndërtuar rrugën deri afër kufirit, qysh para 7-8 vjetësh dhe i ka mbetur pak punë për ta përfunduar projektin dhe për të krijuar infrastrukturën e nevojshme për hapjen e vendkalimit kufitar në Stançiq të Gjilanit, një zonë kjo dikur e populluar dendur, por e braktisur në pjesën më të madhe të saj, gjatë luftës në Kosovë, për shkak se në këtë territor ishin stacionuar forcat serbe, të cilat ushtronin dhunë mbi shqiptarët.    

 

Plotësohet ëndrra e vjetër

Në të vërtetë, kjo është një rrugë e vjetër, e njohur si udha e Kumanovës, e cila është shfrytëzuar për qarkullim qindra vjet më herët, ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë. Hapja e rrugës Gjilan-Kumanovë, nëpërmjet Stançiqit, është një ëndërr e vjetër e banorëve të Grykës së Karadakut, për të përshkruar Kumanovën e Shkupin përmes Udhës së Mbretit. Sali Hasani, banor i kësaj pjese të Karadakut, që ka shumë të afërm në Kumanovë, thotë se ky është një lajm i mirë për shqiptarët, në të dyja anët e kufirit, sepse do të kenë mundësi t`i kthehen rrugës së vjetër, të cilën dikur e kanë bërë këmbë baballarët dhe paraardhësit e tjerë të tyre. Ai kujton se si fshatarët e kësaj ane dikur e bënin në këmbë rrugën deri në Kumanovë, për të shkuar në Sllupçan, Vaksincë, Lipkovë, Opajë dhe fshatra të tjera, me të cilat kanë lidhje familjare e miqësie...(Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)