Shkencëtari italian i ka vërejtur i pari valët gravitacionale

  • 13 February 2016 - 18:54
Shkencëtari italian i ka vërejtur i pari valët gravitacionale

Zbulimi do ta revolucionarizojë fizikën dhe astronominë

Zbulimi ka gjasa që t’ia sjellë çmimin ‘Nobel’ ekipit ndërkombëtar shkencor

 

Valët në materialin e hapësirës dhe kohës, të shkaktuara nga përplasja e dy vrimave të zeza, për herë të parë janë parashikuar para 100 viteve nga njëri ndër njerëzit më të mençur të shekullit 20 – Albert Einsteini, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Si një shkencëtar i ri, i cili e kalon kohën e lirë duke luajtur në piano dhe duke shkruar libra, ai nuk është kandidat i zakonshëm për të qenë dikush për ta bërë zbulimin e shekullit. Por, Dr. Marco Drago, një hulumtues italian në ‘Max Planck’, do të regjistrohet në librat e historisë si personi i parë që ka vërejtur valët gravitacionale. Valët në materialin e hapësirës dhe kohës, të shkaktuara nga përplasja e dy vrimave të zeza, për herë të parë janë parashikuar para 100 viteve nga njëri ndër njerëzit më të mençur të shekullit 20 – Albert Einsteini. Prej kohës kur Teoria e Përgjithshme e Relativitetit ka parashikuar ekzistimin e valëve gravitacionale, fizikanët kanë qenë në kërkim të këtyre sinjaleve të vështira për t’u zbuluar.

 

Një sinjal që ndryshoi gjithçka

Një ekip prej më shumë se 1 mijë shkencëtarëve që kanë punuar në ‘Laser Interferometre Gravitational-Wave Observatory’ (ose LIGO), kanë bërë të ditur se më në fund i kanë zbuluar ato. Zbulimi do ta revolucionarizojë fizikën dhe astronominë, duke u ofruar shkencëtarëve mënyrë të re për ti shikuar objektet në universin tonë të cilat kanë qenë më parë të padukshme për sytë tonë. Premton t’i hedhë dritë misterit të vrimave të zeza sikur edhe ndoshta zbulimit të materies misterioze të errët që e përbën pjesën më të madhe të universit. Por rrëfimi prapa këtij zbulimi të rëndësishëm është një në lidhje me punën e heshtur të dedikuar për ta ndërtuar pajisjen e madhe eksperimentale të nevojshme për detektimin e valëve që jehojnë nëpër gjithësi. Eksperimenti i ‘LIGO’-s përbëhet nga dy rreze të dritës që lëshohen mes pasqyrave në secilin skaj të gypave të gjatë 4 kilometra. Derisa një valë gravitacionale kalon nëpër Tokë, ajo shkakton një trazim të lehtë në pozitën e pasqyrave, gjë që lejon që ajo të detektohet. Dr.

Drago, fizikani 33-vjeçar nga Padova e Italisë, i cili ka publikuar dy lbra të zhanrit të fantazisë, ishte në tavolinën e tij duke hulumtuar të dhënat nga dy detektorët që e formojnë ‘LIGO’-n, kur e vërejti një sinjal që ndryshoi gjithçka. Ai ishte duke biseduar në telefon me një kolegë më 14 shtator të vitit 2015 kur e pranoi një e-mail automatik që i tregoi se detektorët kishin regjistruar një “ngjarje”. Sinjali i arritur në orën 11:50 ishte aq i madh sa që Drago në fillim nuk ka besuar se ishte i vërtetë dhe ka menduar se mund të jetë një pjesë e testimit, i cili po bëhej ende në atë kohë. Nuk mendova se ishte i vërtetë kur e pashë atë. Kur shkova në zyrën e një kolegu për të biseduar me të, nuk i thashë se e kam parë një ngjarje. E pyeta nëse dikush ishte duke bërë injektime harduerike”, ka thënë ai. Ai më pas u ka telefonuar dhomave të kontrollit të dy detektorëve në Henfors, Uashongton dhe Livingston. Ato konfirmuar se sinjali është detektuar në Livingston pak para orës pesë të mëngjesit, ndërsa në Henford pas orës dy të mëngjesit.

 

Einsteini nuk ka besuar në vrima të zeza

Vetëm pas pak ditësh hulumtuesit e lartë në projekt thanë se duket që sinjali është i vërtetë dhe kanë përfunduar testet për të marrë masa të mëtutjeshme. Dr. Drago ka thënë për zhurnalin ‘Science’ se ishte i detyruar që ta mbajë të fshehtë zbulimin deri në momentin e mbledhjes dhe analizimit të më shumë informatave...(Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)