Vrasësi i dyfishtë në liri pas 40 vjetësh

  • 13 February 2016 - 20:57
Vrasësi i dyfishtë në liri pas 40 vjetësh

Ka kaluar dy të tretat e jetës së tij në burg

Shpreson që ta vizitojë vendin e tij të lindjes para se të vdesë

Robert 'Bobby' Veen u mor në moshën 11-vjeçare nga tre meshkuj në një veturë pas një ndeshjeje futbolli dhe u abuzua brutalisht. Ai më pas u bë vrasës

 

Ai ishte vjedhur kur ishte foshnjë, ndërsa kujtimet e para të tij janë ato me familjen e bardhë adoptuese në Alburi të Australisë, qindra kilometra larg vendit të lindjes në Burki në veriperëndim të shtetit. “Ishte një familje e mirë dhe jam rritur mirë. Më pëlqenin sportet, vrapimi, noti, por futbolli ishte sporti im i preferuar”, ka thënë Bobby për ‘Lateline’. Në moshën 11-vjeçare ai u mor nga tre meshkuj në një veturë pas një ndeshjeje futbolli dhe u abuzua brutalisht. Mendoj se ata në atë kohë ishin duke kërkuar diçka dhe ndodhi që unë të jem në vend të gabuar. Isha i rrethuar nga tre meshkuj dhe më kanë abuzuar brutalisht. E humba shumë besim, në fe dhe në gjithçka. Ai ishte momenti i ndryshimit”, ka thënë Bobby. Prej atij momenti Bobby rregullisht mungonte në shkollë për të shkuar me një shok të tij te lumi, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

 

“Po zhvilloja urrejtje brenda meje gjatë tërë kohës”

Mungesat e paarsyeshme të tij ia siguruan një vend në ‘Kinchella Boy's Home’ në Kempsi, ku abuzimi seksual dhe dënimet e egra kanë vazhduar për dekada.  “Kanë ndodhur shumë dhunime aty, veçanërisht nga mbikëqyrësi kryesor, ai i ka abuzuar të gjithë”, ka pohuar Veen. “Herëve të tjera ishin dushet me ujë të ftohtë në orën tre të mëngjesit. Më kujtohen shumë mirë ato kohëra”, ka shtuar ai. I dëmtuar nga qëndrimi për tetë muaj aty, Bobby u largua nga shtëpia për të jetuar vetë në rrugët e Sidneit, në moshën 14-vjeçare. Duke jetuar me vetëm një shujtë në javë dhe duke pirë shumë alkool, ai shpejt filloi të merret me prostitucion për të fituar para për të mbijetuar.  “Po zhvilloja urrejtje brenda meje gjatë tërë kohës”, ka thënë ai. Ishte viti 1975 kur Bobby 20-vjeçar e kreu vrasjen e tij të parë...(Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)