Komuna e Prizrenit u bie në qafë bizneseve me taksa

  • 13 February 2016 - 21:43
Komuna e Prizrenit u bie në qafë bizneseve me taksa

Ankesat afaristëve prizrenas

Kundërshtohet rregullorja e re

 "Komunat e tjera tashmë i kanë hequr këto taksa komunale, prandaj edhe ne kërkojmë që të hiqen dhe njëherë e përgjithmonë duhet të jemi të barabartë edhe ne me komunat e tjera”, ka thënë Bushati

 

Afaristët prizrenas shprehen se mezi po arrijnë të mbijetojnë në kushtet e ekonomisë që më shumë favorizon prodhimet e huaja sesa ato vendore. Këtë gjendje e ka rënduar edhe një rregullore e re e Komunës së Prizrenit për taksat. Adnan Maloku shprehet se në disa komuna nuk aplikohen taksa për zejtarët dhe shprehet se njësoj duhet të veprojë edhe Komuna e Prizrenit. Sami Dida, kryetar i Shoqatës së Zejtarëve dhe Afaristëve në Prizren, shprehet se do të bëjnë kërkesë edhe në komunë, por edhe në ministrinë përkatëse, që edhe zejtarët prizrenas të lirohen nga taksat komunale sikurse janë të liruar në komunat e tjera.
 

Goditet ekonomia e vogël

Rregullorja për taksa, tarifa, ngarkesa dhe gjoba nga shërbimet dhe veprimtaritë komunale të komunës së Prizrenit është pritur keq nga zejtarë e afaristë të Prizrenit. Në emër të tyre, kryetari i ZES-it, Refet Bushati, duke folur për "Kosova Sot", tregon se kjo është vërtet e pakuptimtë, sepse tashmë ka shumë komuna që kanë hequr disa prej taksave, të cilat Prizreni i ka. Në anën tjetër, drejtori për Ekonomi e Financa, Eran Simitçi, tregon se kjo rregullore ka për qëllim që të caktohet lartësia e tarifave, ngarkesave dhe gjobave për shërbime nga veprimtaritë komunale në territorin e komunës së Prizrenit, që do t’i paguajnë personat fizikë dhe juridikë, në emër të shërbimeve komunale, lëshimit të dokumenteve publike, përpilimit të shkresave dhe ofrimit të shërbimeve profesionale sipas kërkesës së palëve apo sipas detyrës zyrtare, për ushtrimin e veprimtarisë afariste, tregtare dhe profesionale, për pronësi të automjeteve, të përdorimit apo shfrytëzimit të pronës komunale, ngarkesave për ndërtimin dhe rrënimin e objekteve, për shfrytëzimin e burimeve natyrore, gjobat nga trafiku dhe gjobat për shkeljen e rregulloreve komunale.

Sipas tij, taksa administrative paguhet në shumën e caktuar me rregullore. “Pagesa e taksës/tarifës është e detyrueshme prej momentit kur personi fizik apo juridik e paraqet kërkesën. Pagesa bëhet në arkë me para të gatshme - për pagesat deri në 10 (dhjetë) euro. Pagesat mbi 10 euro e më lart bëhen direkt në bankë”, ka sqaruar drejtori Simitçi. Ai pastaj përshkruan edhe rastet e përjashtimit, gjegjësisht lirimit nga pagesa e taksës administrative...(Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)