Furgoni me targa serbe hyn ilegalisht në Kosovë

  • 13 February 2016 - 21:56
Furgoni me targa serbe hyn ilegalisht në Kosovë

Njësitet policore të Kosovës në Komunën e Zubit Potokut kanë ndaluar një furgon me targa serbe, që drejtohej nga një rom, shtetas i Serbisë, së bashku me pasagjerin e dyshuar, po ashtu, rom – shtetas i Serbisë.

Sipas raportit policor, i dyshuari thuhet të ketë hyrë ilegalisht në Republikën e Kosovës nga Republika e Serbisë dhe i njëjti po transportonte mallra të ndryshme pa dokumentacionet përkatëse.
Me vendim të prokurorit vetura e dyshuar dhe malli janë konfiskuar, ndërsa rasti procedohet në bazë të procedurës së rregullt.

(Kosova Sot)