Gjykata u jep të drejtë protestuesve, për protestën kundër dëbimit të shqiptares nga Gjermania

  • 13 February 2016 - 21:59
Gjykata u jep të drejtë protestuesve, për protestën kundër dëbimit të shqiptares nga Gjermania

Organizata e mbrojtjes së azilkërkuesve në qytetin Bielefeld të Gjermanisë, kundërshton kritikën publike që i ka bërë kryetari i Gjykatës së Qarkut, Jens Gnisaka, organizimit të një demonstrate kundër dëbimit të një shqiptareje 18-vjeçare.

Sipas kryetarit, kjo mënyrë proteste ishte një marrje destruktive e anës dhe drejtohej kundër vendimit të pavarur të gjyqtarit, shkruan nw.de. Për këtë arsye, gjyqësori hedh poshtë në mënyrë të vendosur një ndërhyrje të tillë.

Por, organizata e azilit e ka atakuar vendimin dhe ka kërkuar nga një gjykatë më e lartë që ta shfuqizojë këtë vendim, transmeton albinfo.ch.

Gjykata e Lartë e ka bërë shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Qarkut dhe ka shpallur ankesë kundër ndalimit të refugjates.

Në korrik të vitit 2015, rreth 50 demonstrues kishin penguar policët që ta dërgonin refugjaten shqiptare në burgun për dëbim. Pas shtatë orë rezistence, Gnisa u kishte premtuar protestuesve se do ta bënte një shtyrje të procedurës.

Pak ditë më vonë, komuna, për shkaqe humanitare kishte anuluar dëbimin e shqiptares. 

(Kosova Sot)