Ushtarët izraelitë vrasin një vajzë palestineze

  • 13 February 2016 - 22:54
Ushtarët izraelitë vrasin një vajzë palestineze

Ushtarët izraelitë në afërsi të një xhamie në Bregun Perëndimor kanë vrarë një vajzë adoleshente.

Ministri i Shëndetësisë në Palestinë e ka konfirmuar këtë vdekje dhe e kanë identifikuar vajzën si 17 vjeçare, Kilzar Mohd Abdulhaleem al-Owiwi nga Hebron, transmeton Klan Kosova.

Ushtria izraelite nga ana tjetër ka thënë se vajzën e kanë shtënë për shkak se ajo kishte tentuar ta therrte një ushtar.

“Ajo morri thikën për ta goditur një ushtar”, thuhet në deklaratën e ushtrisë izraelite.

(Kosova Sot)