Hoti: Bizneset nuk mund të veprojn të pamvarura, pa hy nw vallen e politikës

  • 13 February 2016 - 23:40
Hoti: Bizneset nuk mund të veprojn të pamvarura, pa hy nw vallen e politikës

Hoti: Bizneset falimentojnë,  nese nuk janë të kaptë për politikën e uzupatorëve

 Sipas hulumtimit të OEK-ut, mësohet se ndikim të jashtëzakonshëm në gjendjen ekonomike dhe situatën e bizneseve kanë pasur gjendja politike në vend dhe pamundësia që të shtyhen përpara proceset ekonomike, të cilat duhet të jenë prioritet i prioriteteve të institucioneve të Kosovës.

Deputeti opozitar, Enver Hoti (Nisma për Kosovën),  tha për Kosova Sot Online se është i mendimit që raporti dhe hulumtimi i bërë nga krerët e OEK-ut është shumë i sinqertë dhe real dhe se i njëjti pasqyron gjendjen reale shumë të rëndë të bërjes biznes në Kosovë. Për deputetin Hoti raporti i OEK-ut është një pasqyrë e qartë se si është përkeqë- suar edhe më shumë klima e biznesit në tremujorin e fundit të vitit 2015.

"Të merresh sot me biznes në Kosovë po qe se nuk i ke në bashkëpronësi familjarët e ndonjërit prej liderëve aktualë politikë, të cilët në mediat e huaja, por edhe ato vendore, me të drejtë po cilësohen si bosët e krimit të organizuar, thënë troç nuk ke shans si një qytetar i lirë dhe biznesmen i pavarur të zhvillosh biznes të mirë- filltë. Sepse, për ta bërë këtë ai individ apo biznes duhet që të hyjë në vallen e djallit bashkë me mafiozët dhe duhet të kërkojë mbrojte nga liderët e dy partive të koalicionit se ndryshe falimenton sa hap e mbyll sytë", tha ai.

(Kosova Sot)