Shahini: Mustafa të merret seriozisht me të gjeturat e OEK-ut
Lideri i AKB-së, Agim Shahini, në një prononcim për Kosova Sot Online tha që është i mendimit se raporti i OEK-ut duket të jetë shumë real dhe si i tillë i sugjeron Qeverisë së Isa Mustafës që të merret shumë seriozisht me të gjeturat e OEK-ut.
“Të dhënat janë punuar nga një staf shumë profesional dhe që i njeh shumë mirë fushën dhe kushtet e bërjes së biznesit në vend”, tha Shahini.
(Kosova Sot)