Gërxhaliu: Politika po e mban peng zhvillimin ekonomik

  • 14 February 2016 - 00:00
Gërxhaliu: Politika po e mban peng zhvillimin ekonomik

Në hulumtimin e Odës Ekonomike të Kosovës "indikator matës i tendencës në biznes për tremujorin e katërt të vitit 2015" përqindja e bizneseve që e konsiderojnë situatën aktuale të pakë- naqshme ka shënuar rritje të konsiderueshme krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2015, raporton Kosova Sot Online.

 Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, ta për Kosova So Online se ndikim të jashtëzakonshëm në gjendjen ekonomike dhe situatën e bizneseve ka gjendja politike në vend dhe pamundësia që të shtyhen përpara proceset ekonomike, të cilat duhet të jenë prioritet i prioriteteve të institucioneve të Kosovës.

"Të dhënat tregojnë se situata e bizneseve është përkeqësuar lehtësisht në tremujorin e katërt të vitit 2015, krahasuar me tremujorin paraprak.  Ndërsa, krahasuar me TM-në e njëjtë të vitit paraprak (2014) vërehet një përmirësim i lehtë", konstatohet nga Gërxhaliu.

 Ai ka thënë se sektori i tregtisë me shumicë dhe ndërtimi janë sektorët që në total të sektorëve bënë që gjendja të duket jo e favorshme.

"Në vlerë numerike nga 44 për qind e observimeve për pritje pozitive, sektori i tregtisë me shumicë ka rënë në minus 1, ndërsa ndërtimtaria nga 5 në minus 21". Veç saj, Gërxhaliu tha se rreth gjysma e kompanive presin përmirësim të gjendjes në periudhë ciklike 6-mujore, 11 për qind të bizneseve presin përkeqësim të situatës. Ai tha se treguesi i klimës së biznesit fokusohet në situatën e fitimit të ndërmarrjeve (aktual dhe i pritshëm), indikatori i konifidencës (treguesi i besimit) vë theks më shumë në aktivitetin e biznesit (aktual dhe të pritshëm) pa marrë parasysh se sa fitimprurës është” tha ai.

(Kosova Sot)