Dibrani: Specialja mund ta pastroj politikën nga bosët që kanë kapur shtetin

  • 14 February 2016 - 10:31
Dibrani: Specialja mund ta pastroj politikën  nga bosët që kanë kapur shtetin

Njohësi i mirë i çështjeve të sundimit të ligjit, Shefqet Dibrani, mendon se është krejt normale se vetëm Prokuroria dhe Gjykata Speciale mund ta pastrojë politikën nga bosët që kanë kapur shtetin, raporton gazeta Kosova Sot Online.

 "Po sikur të kishte mundësi që kjo prokurori brenda natës të burgoste me dhjetëra oligarkë të krimit ekonomik dhe politik, atëherë shpresat e popullatës do të ngjalleshin automatikisht se në këtë vend do të bëhet mirë. Vetëm kur të bëhet shthurja e këtij rrjetëzimi kaq të organizuar dhe vetëm kur të vihen përpara përgjegjë- sisë fajtorët kryesorë, të cilët duhet sa më parë të eliminohen nga jeta publike dhe politike, atëherë do të ketë stabilitet Kosova, e cila hëpërhë është në një situatë shumë të rëndë, me tendenca për t'u krijuar një gjendje tamam anarkike, e cila do t'i ketë pasojat e shumta. Por, secili qytetar duhet të jetë i vetëdijshëm se kjo gjendje kaq e rënduar ka ndodhur pikërisht nga frika e themelimit të Gjykatës Speciale", tha Dibrani.

Sipas Dibranit, është shqetësuese heshtja dhe lënia në veprim të lirë e përgjegjësve të situatës, të cilët tashmë i drejtojnë dikasteret më të rëndësishme shtetërore, ku nuk ka vlerë bota njerëzore më shumë sesa interesat e tyre materiale.

"Sot, Kosova ka një elitë politike shumë të papërgjegjshme, e cila është në gjendje ta shkatërrojë Kosovën për t'i ruajtur privilegjet e tyre. Pikërisht frika dhe paniku nga Gjykata Speciale i ka vënë në lëvizje të gjitha grupet e interesit, të cilat edhe pse nuk e thonë, ndihen mjaft të shqetë- suara, sepse janë të vetëdijshme për të kaluarën e tyre kriminale, qoftë në aspektin politik, por edhe në krimin ekonomik, që si duket Gjykata Speciale i ka parasysh që të dyja. Pasi këta sajues të krizës po i përcjell hija e burgut, ata janë në gjendje jo vetëm të krijojnë pengesa të ndryshme, por ta bëjnë kaos Kosovën, duke i përmbytur të gjitha vlerat e mira që i ka vendi dhe shoqëria jonë", thotë ai për Kosova Sot Online.

(Kosova Sot)