Krasniqi: Pesimist se 'peshqit e mëdhenj të politikës s’janë në listën e akuzuarve nga Gjykata Speciale

  • 14 February 2016 - 10:40
Krasniqi: Pesimist  se 'peshqit e mëdhenj  të politikës s’janë në listën e akuzuarve nga Gjykata Speciale

Analisti Faik Krasniqi është pesimist se 'peshqit e mëdhenj' të politikës nuk janë në listën e të akuzuarve nga Gjykata Speciale, raporton gazeta Kosova Sot Online.

"E kam bindjen se do të akuzohen pikërisht njerëz që kurrë nuk ua kemi dëgjuar zërin, por që do të jenë ''kurban'' të 'peshqve të mëdhenj', të cilët do të duhej të futeshin në burg për krime ekonomike dhe vrasje politike po nga kjo Gjykatë. Siç e dimë të gjithë, Gjykata Speciale do të themelohet vetëm për krimet e supozuara të luftës, në bazë të raportit të Dick Marty-t. Nëse kjo Gjykatë Speciale do t'i trajtonte të gjitha krimet ekonomike dhe vrasjet me motive politike, atëherë me të vërtetë do të besoja që do të ndodhte ai ''tërmeti'' tronditës për kriminelët e këtij vendi, ku do të pastrohej e gjithë skena politike dhe institucionet e shtetit të Kosovës, nga këta politikanë kriminelë e mafiozë, të cilët prej gati 17 vjetësh e kanë kapur shtetin për fyti, duke e vjedhur, plaçkitur dhe pamëshirshëm e shkatërruan në çdo qelizë të saj", mendon ai.

 Krasniqi nuk është i sigurt dhe frikësohet se Kosova nuk do të përfitojë asgjë nga Gjykata Speciale në Holandë.

"Nëse kjo Gjykatë Speciale do t'i trajtonte të gjitha krimet ekonomike dhe vrasjet me motive politike, atëherë me të vërtetë do të besoja që do të ndodhte ai ''tërmeti'' tronditës për kriminelët, ku do të pastrohej e gjithë skena politike dhe institucionet e Kosovës", shprehet Krasniq.

(Kosova Sot)