Në Prishtinë sot pa rrymë Hajvalia, nesër lagje të tjera

  • 14 February 2016 - 12:40
Në Prishtinë sot pa rrymë Hajvalia, nesër lagje të tjera

Fshatrat dhe lagjet e Prishtinës sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të realizimit të punimeve të planifikuara. Fshati që do të mbetet pa energji elektrike, pothuajse tërë ditën është Hajvalia.

Sipas njoftimit të KEDS-it, fshati Hajvali do të ketë më së shumti ndërprerje të energjisë elektrike gjatë ditës së sotme. Nga ora 8:00 deri në orën 10:00, në nënstacionin Prishtina 7 do të ketë shkyçje totale prej orës 08:00 deri në orën 10:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin Hajvalia, Matiçani, Lagja e spitalit, Fshati Ndërkombëtar, Soliterat, Çagllavica, GRAND STORE (Te HYSI), Lagje Qendra, Lagja Marigona, Lagje Nici-Veterniku, QKUK-ja, Te Ariu, Rezonanca Veternik, Buqaj( Eulexi-Dogana), Fabrika e Kasetave, lagja Sahit Kamberi -Arif Gashi, Gorenje, "Pozhegu Brothers",VG Construction-B.Gashi, Janina 2 etj. Shkaku i shkyçjes është implementimi i grupeve matëse (kufiri KOSTT-KEDS).

Fshati Hajvali do të ketë shkyçje edhe nga ora 09:00 deri në orën 16:00, ku gjatë kësaj kohe pa energji do të mbesin: policia- Hajvali, shkolla- Hajvali, TS Ismet Pacolli, Mili – Hajvali dhe Ulzat 1 dhe 2 - Hajvali.

Shkyçja bëhet për shkak të realizimit të punimeve të planifikuara, vendosje e trafostacionit të ri në Hajvali te shkolla fillore.

Kurse, nesër prej orës 07:30 deri në orën 10:00 do të ketë shkyçje në nënstacionin Prishtina 2, ku gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: 4 Llullat, pjesa afër Ilirisë, Gustav Majer. Shkyçja bëhet për shkak të punimeve në nënstacionin 4 Llullat 1.

(Kosova Sot)