Aksident në Drelaj të Rugovës (Foto)

  • 14 February 2016 - 13:10
Aksident në Drelaj të Rugovës (Foto)

Në orët e paradite së sotme, në afërsi të shkollës së fshatit Drelaj të Rugovës, ka ndodhur një aksident në të cilën nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Për Koha.net zëdhënësi i Policisë në Pejë Xhevat Ibra ka konfirmuar se në këtë aksident nuk ka pasur të lënduar.

“Nga aksidenti në Drelaj nuk ka asnjë të lënduar. Deri të aksidenti ka ardhur pasi makina ka dalë nga rruga për shkak të terrenit të keq, dhe shoferi është vetëaksidentuar”, ka thënë Ibra.

Në bazë të fotografive të siguruara nga Koha.net, shihet se makina është dëmtuar në masë të madhe pasi ka goditur mbrojtëset anësore të rrugës.

(Kosova Sot)