Godet me veturë dy këmbësore të mitura, arrestohet shoferi

  • 14 February 2016 - 13:13
Godet me veturë dy këmbësore të mitura, arrestohet shoferi

Në fshatin Banull të Lipjanit, dje në mesditë raportohet për një aksident komunikacioni me ç’rast vetura ka goditur dy femra këmbësore.

Policia raporton se i dyshuari mashkull (shqiptar i Kosovës), duke lëvizur me veturën Golf nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë se lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur dy këmbësore të mitura.

Viktimat, sipas Policisë, kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtat janë dërguar ne QKUK për tretman mjekësorë.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër te prokurorit dërgohet në mbajtje.

(Kosova Sot)