Momenti kur Kerry takohet me qytetarë në Tiranë (Video)

  • 14 February 2016 - 14:07
Momenti kur Kerry takohet me qytetarë në Tiranë (Video)

Sekretari amerikan i Shtetit, Jonh Kerry, duket se e ka shkelur axhendën gjatë vizitës në Tiranë.

Pas takimit në Kryeministri, ai është u në këmbë drejt hotel “Rogner”-it, ku u takua me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Por para se të mbërrinte në vendtakim, kryediplomati amerikan së bashku me kryeministrin Rama u ndal për disa minuta në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, takoi dhjetëra qytetarë që ishin mbledhur për ta përshëndetur, njofton shekulli.

Gjatë ndalesës së paparashikuar në protokoll, Kerri mbajti në krahë një fëmijë për pak çaste.

(Kosova Sot)