‘Kërcënon’ drejtori i Shpendit, edhe 72 orë i jep afat Qeverisë të dorëhiqet

  • 14 February 2016 - 14:28
‘Kërcënon’ drejtori i Shpendit, edhe 72 orë i jep afat Qeverisë të dorëhiqet

Drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Hysen Durmishi, që vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka paralajmëruar Qeverinë për protestën e 17 shkurtit.

Ai i ka lënë dy opsione pushtetit dhe ka shfaqur një fotografi të përgatitjes së parullave të aktivistëve të Vetëvendosjes, njofton Klan Kosova.

“Parullat po bëhen gati. Me këta aktivistë të devotshëm fitorja është e sigurtë. Edhe 72 orë i ka në dispozicion kjo qeveri që të dorëhiqet, në të kundërtën do ta detyroj populli që ta bëj një gjë të tillë,” ka shkruar Durmishi në Facebook. 

(Kosova Sot)