Newborn-i bëhet i bardh (Foto)

  • 14 February 2016 - 15:41
Newborn-i bëhet i bardh (Foto)

Obelisku Newborn, do të ndryshojë pamjen edhe këtë vit.

Tashmë është bërë traditë që në përvjetorët e pavarësisë, ky simbol I shpalljes së pavarësisë të ndryshoj ngjyrat.

Krijuesi i këtij obelisku, deputeti Fisnik Ismaili ka thënë se këtë vit “Newborn do të ketë ngjyrat e aktualitetit të Kosovës”.

Sot kanë filluar punimet për t’i dhënë pamjen e re për tetë vjetorin e pavarësisë.

Në fotografi shihet se si ngjyra e mëparshme është hequr dhe tash pritet që qytetarët, si dhe vitet e kaluara të marrin pjesë në lyerjen e këtij obelisku.